Neville: “Mourinho gjendet në luftë”

26 Nëntor, 2018 56 Pa Komente

Gary Neville beson se trajneri Jose Mourinho do të jetë edhe vetë i befasuar nga mospërmbushja e pritshmërive të Manchester Unitedit këtë sezon. “Djajtë e Kuq” barazuan 0-0 me Crystal Palace, në fundjavë, duke mbetur në vendin e shtatë të Premier League, 14 pikë pas liderëve të Manchester City.

Ka pasur njëfarë ngritjeje në lojë këtë sezon, megjithatë, fitorja 2-1 ndaj Juventus në Itali shihet si një pikë kthese potenciale nën drejtimin e portugezit. Sidoqoftë, kjo gjë mori njëlloj goditjeje nga “dorëzimi i butë” kundër skuadrës së Pep Guardiolës, pasi humbi 3-1.

Ish-mbrojtësi i djathtë i Manchester United, Neville, beson se Mourinho nuk po ia del ta ndryshojë fatin përreth klubit. “Skuadra është e paqëndrueshme, jo vetëm në lojëra, por edhe në formën e lojtarëve, – tha ai për “Sky Sports”. – Nuk është e drejtë në këtë moment, që lojtarët nuk po shfaqen afër nivelit të tyre.

Jose në këtë moment mund të ketë dilema në lidhje me lojtarët, që duhen hedhur në fushë. Por, ai ka bërë ndryshime në këtë drejtim dhe nuk ka sjellë ndonjë përmirësim të situatës. Kësisoji, i mbetet vetëm për të luftuar, sepse kjo është një luftë. Mendoj se kjo është fjala për ta përshkruar situatën e Manchester United dhe Mourinhos në këtë sezon”.