Ne duhet të mbrohemi më mirë në finale.

3 Maj, 2018 261 Pa Komente

Në një intervistë pas ndeshjes, Toni Kroos iu drejtua problemeve me të cilat përballet Real Madridi, tani që ata janë kualifikuar për finalen e tretë të Ligës së Kampionëve.

Ishte një ndeshje e fortë që përfundoi 2-2 mes gjigantëve të Spanjës dhe Bajernit të Mynihut, kampionëve të Gjermanisë – një rezultat që ishte i mjaftueshëm për ekipin e Kroos. Mesfushori gjerman vuri në dukje se skuadra e tij sulmoi mirë, por pranoi disa nga dobësitë e ekipit të tij, duke përfshirë përpjekjet e tyre mbrojtëse.

“Mendoj kemi pasur më shumë raste se kur kemi pasur posedimin e topit dhe jemi të rrezikshëm duke shkuar përpara. Kjo është ajo që bëmë më mirë ne ndeshjen e dyte se javën e kaluar, por në finale duhet të mbrojmë pak më mirë”.

“Unë mendoj se kemi luajtur më mirë ndeshjen e dytë sesa kemi bërë një javë më parë në Mynih, por madje edhe atëherë Bayerni ishte jashtëzakonisht i rrezikshëm siç ishte edhe në Madrid.”