Nations League starton me një supersfidë. Gjermania pret kampionët e Botës

6 Shtator, 2018 127 Pa Komente

Mbrëmjen e sotme nis rrugëtimin kompeticioni më i ri i organizuar nga UEFA, Liga e Kombeve. Edicioni i parë që do të zhvillohet në shtator, tetor e nëntor të 2018-ës dhe në mars të 2020-ës do të zëvendësojë fazën play-off të Euro 2020 dhe do të dhurojë 4 biletat e fundit për në europianin e ardhshëm. Liga A nis me një superpërballje në grupin që për asnjë arsye nuk duhet humbur.

 600-x-100-Jo-boteror

Në Allianz Arena në Mynih, Gjermania sfidon Francën. Kampionët e ri të botës kundër ish kampionëve të botës në një duel ku spektakli është i garantuar.Të dyja kombëtaret do të luajnë me formacionet më të mira të mundshmne pasi kjo është një sfidë që vlen shumë për kreun e grupit. Portieri dhe kapiteni i Francës Hugo Lloris ka pësuar një dëmtim me Tottenham dhe Deschamps do ta ruajë sot për ta patur të gatshëm ndeshjen e ardhshme. Në portë do të aktivizohet Areola i PSG ndërsa Mendy pritet t’i marë vendin mbrojtësit të Atleticos Lucas Hernandez në krahun e majtë, pjesa tjetër do të jetë e njëjta Francë që fitoi Kupën e Botës rreth 2 muaj më parë në Brazil. Nga ana tjetër trajneri i Gjermanisë Low do të aktivizojë që nga fillimi në mesfushë yllin e ri të Bayern Leon  Goretzka në mesfushë përkrah Kroos dhe Gundogan, ndërsa në krahun e majtë të mbrojtjes pritet të bëjë debutimin absolut me pancerat lojtari i Herthës së Berlinit, Nico Schulz.

Luaj online ne Lottosport  www.lottosport.com.al

#LottosportMobile #LuajMeNe #LuajOnline #NePaguajmeNeCast