Nasri është gati të rikthehet futbollit. Klubi anglez ka gati kontratën

13 Nëntor, 2018 44 Pa Komente

Samir Nasri është shumë pranë rikthimit në fushën e blertë. 31-vjeçari, i lindur në Francë, është pranë nënshkrimit të një kontratë 6 mujore me anglezët e West Ham, nga e cila do të përfitojë rreth 1.5 milionë euro. Prej 6 muajsh, ish-lojtari i Arsenal, Manchester City, Marseille apo Sevilla, është pa ekip, kjo edhe për shkak të dënimit të tij nga UEFA, pasi rezultoi pozitiv gjatë kontrolleve për doping. Nasri për herë të fundit ka veshur fanelën e Antalyaspor në kampionatin turk, ndërkohë që mesfushori regjistron edhe 41 paraqitje me fanellën e kombëtares së Francës.