Mourinho: “Juventus në Itali do të fitojë 10 tituj radhazi”

29 Tetor, 2018 12 Pa Komente

Mourinho bën parashikuesin për Juventus

“Para ndeshjes i thashë z.Agnelli: që kur e kam lënë unë Inter, ti ke fituar shtatë tituj kampioni radhazi dhe duket se do të vijë i teti, gjithashtu”.

“Ai m’u përgjigj se nuk donte tetë, por dhjetë tituj radhazi në Itali. Pavarësisht shtatë titujve radhazi, në fakt, Agnelli bleu Ronaldo, Emre Can dhe Cancelo. Po ashtu, riktheu Bonucci. Juventus gjithmonë synon më të mirën. Nëse tripleta nuk vjen këtë sezon, do ta arrijë vitin e ardhshëm. Shkurtimisht: nuk do të diskutoj për strukturën e tij, sepse nuk e njoh strukturën e Juventus, por më pëlqejnë kriteret dhe parimet që përdorin për të planifikuar të ardhmen”.