Modric shpallet futbollisti më i mirë i UEFA për vitin 2018

31 Gusht, 2018 113 Pa Komente

Luka Modric mposht Cristiano Ronaldo në garën për lojtarin më të mirë të UEFA-s për vitin 2018. Mesfushori i Los Blancos fitoi garën treshe me Salah dhe Ronaldo duke i hequr mundësinë yllit portugez për të fituar këtë çmim prestigjoz për herë të 4-t në karrierë. Ceremonia e ndarjes së çmimeve të UEFA në Montecarlo me rastin e hedhjes së shortit të edicionit 2018-2019 të UEFA Champions League nisi me nderimin e legjendës angleze David Beckham i cili fitoi çmimin e karrierës.

 

600-x-100-Jo-boteror-kliko-ktu-per-sallonin-me-te-afert

 

Portieri më i mirë u zgjodh Keylor Navas i Real Madrid, i cili fitoi betejën me Buffon dhe Allison. Mbrojtësi më i mirë me meritë u zgjodh kapiteni i Real, Sergio Ramos, çmimi i mesfushorit më të mirë shkoi për Luka Modric ndërsa ai i sulmuesit më të mirë për Cristiano Ronaldo. Leo Messi dhe Mohamed Salah ishin rivalët e portugezit të Real i cili gjithsesi me Championsin e tretë radhazi të fituar nga Los Blancos dhe me 15 golat e realizuar në këtë edicion të Champions League nuk mund të kishte rivalë në këtë garë. Megjithatë Ronaldo ka një rival të madh edhe për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit që jepet nga FIFA dhe për Topin e Artë që jepet nga France Football dhe ai është kroati Luka Modric i cili jo vetëm fitoi Championsin me Realin por shkoi edhe deri në finalen e Kupës së Botës me përfaqësuesen ballkanase.

Luaj online ne Lottosport  www.lottosport.com.al

#LottosportMobile #LuajMeNe #LuajOnline #NePaguajmeNeCast