Modric: “Champions i katërt, objektivi i Real Madrid”

14 Nëntor, 2018 27 Pa Komente

Real Madridi mund ta ketë nisur keq sezonin, por Luka Modric beson se skuadra mund ta fitojë për herë të katërt radhazi Ligën e Kampioneve. Goal.com e shpalli kroatin si futbollistin më të mirë nga 50 kandidatura dhe ylli i “galaktikëve” në një intervistë për këtë faqe interneti tregoi për gjendjen dhe objektivat e ekipit.

“Champions-i i katërt? Asgjë nuk është e pamundur në futboll. Mbi të gjitha për Real Madrid-in. Ne e kemi treguar në tri vitet e fundit, se mund ta arrijmë atë që konsiderohet e paarritshme. Atëherë, përse mos ta fitojmë të katërtën, ne do të japim gjithçka për këtë. Duhet të ulemi dhe të punojmë shumë, t’i respektojmë të tjerët pasi ka skuadra të mëdha në Evropë dhe çdo vit është më e vështirë për ta fituar këtë trofe. Por, siç kam thënë, ne do të bëjmë të pamundurën të triumfojmë”, tha Modric.

Ai foli edhe për trajnerin e ri, Santiago Solari, për të cilin beson se do ta udhëheqë skuadrën drejt fitoreve.

“Ne dëshirojmë që të përmirësohemi, sepse nuk e filluam mirë sezonin. Por është e rëndësishme si do ta përfundojmë atë. Ne do të punojmë shumë për t’u përmirësuar. Ne dëshirojmë që t’i arrijmë synimet tona. Shpresoj që të fitojmë disa tituj dhe ta përmirësojmë lojën tonë. Me trajnerin tonë të ri, jam i sigurt që ne do t’ia dalim mirë në këtë sezon dhe do të përmirësohemi” përfundoi kroati