Milan kërkon të bëjë ‘pazar’ te Chelsea. Synon 3 lojtarë

26 Nëntor, 2018 12 Pa Komente

Raportohet se drejtori i Milan, Leonardo, është në bisedime me Chelsea për Cesc Fabregas, Gary Cahill dhe Andreas Christensen.

Milan ka mungesa dhe lëndime të shumta në listën e lojtarëve, dhe në afatin kalimtar të janarit pritet të bëjë transferime, sidomos në repartin e mbrojtjes.

Prioriteti kryesor i kuqezinjve është Cesc Fabregas, i cili do të jetë pa kontratë në fund të këtij sezoni.

Po ashtu edhe 33-vjeçari Gary Cahill do të jetë pa kontratë në fund të këtij edicioni, ndërsa Christensen nuk po gjen hapësirë në skuadër, dhe dëshiron që të luajë më shumë.