Milan kërkon kualifikimin. Marseille – Lazio një sfidë jetike

25 Tetor, 2018 41 Pa Komente

Europa League vjen këtë të Enjte me ndeshjet e raundit të tretë në grupe. Në 18:55 luhen 12 takimet e para.

Me plagët e derbit të Madonninës ende të pashëruara, Milan do të presë në “San Siro” Betis Sevilla, me synimin për të hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit. Kuqezinjtë e Gattuso kanë grumbulluar pikë të plotë në dy ndeshjet e para dhe nëse fitojnë edhe me anadaluzët, atëherë do ta çonin të paktën 5 pikë diferencën me vendin e dytë. Po në këtë grup luhet edhe Dudelange – Olympiakos.

Një tjetër ndeshje emocionuese do të zhvillohet në Lisbonë mes Sporting dhe Arsenal, dy ekipet favorite për të vijuar më tej. Këtë e tregon edhe fakti që të dyja skuadrat kanë marrë fitore në ndeshjet e para, kështu që edhe një barazim mund të konsiderohet rezultat pozitiv në këtë përballje të parë direkte. Nuk do të mungojë në ekranin e Supersport as Qarabag-Vorskla Poltava, ku protagonistë në fushë mund të jenë dy shqiptarë, Ansi Agolli për vendasit dhe Ardin Dallku i skuadrës ukrainase.

Në orën 21:00 spikat takimi i “Velodrome” Marseille – Lazio, sfidë e “nxehtë” për faktin se luftohet për vendin e dytë, pasi Eintracht Frankfurt, që pret Apollonin, duket se është në rrugë të pakthyeshme për vendin e parë në grup.

Tjetër sfidë e lehtë në letër për Chelsea e Londrës, që pret në “Stamford Bridge” Bate Borisov.

Glasgow Rangers do të ketë përballë Spartakun e Moskës, që ka ndoshta shansin e fundit për të mbetur në lojë. Në këtë takim mund të ketë minuta në fushë edhe për Eros Grezdën, i cili e ka kaluar dëmtimin dhe është i gatshëm për Steven Gerrard. Në sfidën tjetër të këtij grupi Villareali pret Rapidin e Vjenës.

Kalendari i plotë i ndeshjeve

Ora 18:55

AC Milan – Betis

AEK Larnaca – Ludogorets

Anderlecht – Fenerbahce

Dudelange – Olympiakos Piraeus

FC Copenhagen – Slavia Prague

Qarabag – Vorskla Poltava

RB Leipzig – Celtic

Salzburg – Rosenborg

Sporting – Arsenal

Trnava – D. Zagreb

Zenit Petersburg – Bordeaux

Zurich – Bayer Leverkusen

Ora 21:00

Besiktas – Genk

Chelsea – BATE

Eintracht Frankfurt – Apollon

Jablonec – FC Astana

Marseille – Lazio

PAOK – MOL Vidi

Rangers – Spartak Moscow

Rennes – Dyn. Kyiv

Sarpsborg 08 – Malmo FF

Sevilla – Akhisar Genclik Spor

St. Liege – Krasnodar

Villarreal – Rapid Vienna