Milan, Chelsea, Arsenal, Lazio, Sevilla pretendentet për të fituar Europa League

20 Shtator, 2018 123 Pa Komente

Milan, Chelsea, Arsenal, Lazio e Sevilla nisin sot rrugëtimin e tyre në edicionin 2018-2019 që do të kulmojë me finalen që do të zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit, në 29 maj të vitit të ardhshëm. Përmendim vetëm disa nga skuadrat favorite sepse sot do të nisë faza e grupeve e këtij kompeticioni në të cilin marrin pjesë 48 skuadra.

Në orën 18:55 vëmendja më e madhe do të jetë te Chelsea i Sarrit që sfidon në Selanikun e zjarrtë Paok vendas në një sfidë që pritet të dhurojë spektakël dhe nuk duhet humbur për asnjë arsye. Në të njëjtin orar në grupin H që konsiderohet edhe si grupi i ferrit Lazio do të presë në Olimpico qipriotët e Apollon Limasol. Villareal – Rangers është një tjetër përballë shumë interesante sidomos edhe për faktin se me skocezët luan futbollisti i kombëtares kuqezi Eros Grezda. Mbetet për t’u parë nëse legjenda angleze Steven Gerrard do ta aktivizojë kuqeziun në këtë ndeshje.

Genk – Malmo është një tjetër sfidë që duhet ndjekur për faktin se me belgët luan kosovari Edon Zhegrova ndërsa pjesë e suedezëve është lojtari më i ri kombëtares shqiptare Egzon Binaku

Në orën 21:00 sytë do të jenë te #Milan që do të ketë një transfertë të lehtë në letër pasi sfidon surprizën Dudelange në Luksemburg. Arsenal – Vorskla është një tjetër takim interesant. Shumë e fortë parashikohet edhe ndeshja që do të zhvillohet në Zagreb mes Dinamos vendase dhe turqëve të Fenerbahces.

Luaj online ne Lottosport  www.lottosport.com.al

#LottosportMobile #LuajMeNe #LuajOnline #NePaguajmeNeCast