“Messi dhe vetëm Messi”. Në Argjentinë janë të sigurtë. “Pleshti bën ligjin në skuadrër”

14 Korrik, 2018 637 Pa Komente

Ndonëse kanë kaluar disa ditë nga eliminimi i Argjentinës nga “Rusi 2018”, kjo çështje vijon të jetë në rend të ditës, në shtetin amerikano-jugor.

Së fundi ka qenë “Clarin”, një nga mediat sportive më të fuqishme në Argjentinë, që ka konfirmuar se Lionel Messi ka luajtur një rol të rëndësishëm në zgjedhjet e bëra nga trajneri Sampaoli, gjatë ndeshjeve të luajtura në Rusi.

“Clarin” thekson se “pleshti” ka kërkuar lënien jashtë të fantazistit të PSG, Lo Celso dhe mbrojtësit të Romës, Fazio, ndërsa Sampaoli ka konfirmuar dëshirën e tij.

“Lo Celso ka mposhtur bindshëm Messin në një ndeshje futbolli në fushë tenisi (aplikohen shpesh gjatë stërvitjes), ndërsa në një miqësore brenda grupit, i ka kaluar topin poshtë këmbëve “pleshtit”. Pikërisht për këtë arsye, ky i fundit ka kërkuar që Sampaoli ta përjashtojë nga formacioni dhe tekniku i është bindur urdhrit të numrit 10. Gjithashtu kapiteni kërkoi edhe përjashtimin nga formacioni të Fazios, i cili u harrua në stol dhe luajti vetëm ndaj Francës, pas dëmtimit të Rojos”, shkruan “Clarin”, duke thënë se ka informacione vërtetë bindëse, që konfirmojnë këtë situatë të rëndë.

Media sportive argjentinase vijon edhe më tej, duke treguar se Messi ka pasur konflikt edhe me ndihmësin e Sampaoli, pasi nuk ka preferuar të këshillohet prej tij, në miqësoren ndaj Italisë.

#LottosportMobile #LuajMeNe #LuajOnline #NePaguajmeNeCast

Regjistrohu tani dhe perfito 200 lekë bonus