Messi dhe Ronaldo jashtë Botërorit. Kush do ta fitojë Topin e Artë

3 Korrik, 2018 570 Pa Komente

Cristiano Ronaldo që lë Rusinë, syze të errëta, fytyrë që shpreh pak dhe mungesë dëshire për të komunikuar me gazetarët , akoma më shumë trishtim shpreh fytyra e Lionel Messit teksa zbarkon në aeroportin e Barcelonës, çantat në krahë dhe lamtumirë Botëror për dy yjet që kanë dominuar botën e futbollit duke uzurpuar Topin e Artë në këto 10 vitet e fundit me nga pesë trofe secili. Botërori i tyre përfundoi para kohe, dhe tani pyetja që shtrohet është nëse do të jetë ky rikthimi i traditës së Topit të Artë, apo më saktë, nëse do ta fitojnë sërish Messi me Ronaldon apo është radha e dikujt tjetër.

Deri para 10 viteve, kohë që përkon saktësisht me bashkimin e Ballon D’or trofe që jepet nga Francë Futboll që nga 1958 me Çmimin e FIFA-s për lojtarin më të mirë të vitit, Topi i Artë, nderimi më i madh në aspektin individual në botën e futbollit, jepej për lojtarin më përfaqësues të skuadrës që fitonte trofeun më të rëndëishëm të vitit, rrjedhimisht në një vit Botërori apo Europiani, i takonte kampionëve të Botës apo Europës.

Tradita u ndërpre pikërisht në 2010, Spanja fitonte Kupën e Botës me Iniestën që shënonte golin në finalen me Holandën, Interi fitonte Championsin me triumfin e trefishtë historik, por Sneijder lojtari simbolik i asaj skuadre finaliste në Botëror nuk u fut as në 3-shen finaliste të Topt të Artë, Iniesta u rendit i dyti, ndërsa Topi i Artë shkoi për Messin që kishte fituar po aq sa spanjolli me Barcelonën, La Ligën, por kishte një Kupë Bote më pak.

Në 2010-ëN nuk votonin më vetëm gazetarët por dhe kapitenët e trajnerët e Kombëtareve, në sytë e tyre Messi ishte më i miri, e vërtetë, mund ta konkuronte vetëm Ronaldo për sa i përket klasit, por ndërkohë Topi i Artë kishte dalë nga binarët historikë, që atëherë e deri tani e kanë fituar vetëm ata të dy.

Në ditën kur Iniesta lajmëronte largimin nga Barcelona, France Football dilte me një editoral domethënës, “Na fal që nuk të dhamë Topin e Artë”, një ndjesë publike për lojtarin që kishte fituar Botërorin në 2010-ën dhe Europianin në 2012-ën, përpos gjithçkaje tjetër që fitonte Messi me Barcelonën por që kurrë nuk fitoi Topin e Artë.

Messi dhe Ronaldo janë më të mirët, por ndërkohë te France Football kuptuan se veç traditës kishin thyer edhe një rregull të artë, Messi dhe Ronaldo mund të jenë më të mirët por sistemi i vlerësimit nuk është vetëm ky, me këtë lloj vlerësimi a do të kishte fituar Canavaro për shembull trofeun në 2006, a ishte Canavaro më spektakolar se Zidane në 2006, sigurisht që jo , por Italia shpallej kampione Bote dhe simboli i lojës së asaj skuadre ishte pikërisht Canavaro. France Football që nga 2016 është ndarë nga bashkëpunimi me FIFA-n për dhënien e çmimit, ndoshta ka ardhur edhe momenti për t’iu rikthyer asaj tradite që mundësonte që Topin e Artë ta fitonin jo vetëm sulmuesit spektakolarë që bëjnë gola, por njerëzit siombol të skuadrës që fiton trofeun më  të rëndësishëm, edhe mbrojtës si Canavaro, apo portierë si Lev Jashin.