Merret vendimi. Ja sa është dënuar Gonzalo Higuain

13 Nëntor, 2018 135 Pa Komente

Dy ndeshje pezullim. Kjo është masa ndëshkimore ndaj Gonzalo Higuain, i ndëshkuar me karton të kuq për protesta ndaj gjyqtarit në takimin Milan-Juventus 0-2.

Në argumentimin e Gjykatësit Sportiv, shkruhet se skualifikimi u bë “për protesta ndaj zyrtareve të ndeshjes dhe për sjellje të palejueshme ndaj gjyqtarit, duke iu afruar në mënyrë kërcënuese.”

Sulmuesi argjentinas do të humbasë përballjen direkte me Lazion për zonën Champions, e programuar për t’u zhvilluar në “Olimpico” menjëherë pas përfundimit të pauzës së kampionatit për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve, si dhe ndeshjen pasardhëse më Pamën në “San Siro”.