Mediat italiane hedhin në Serie B Interin

12 Janar, 2018 961 Pa Komente

Një kampionat vetëm me lojtar italian kur sapo përfunduar faza e parë e kampionatit me Napolin qe kryeson, “Corriere dello Sport” ka menduar t’i klasifikoj 20 ekipet e Seria A në një rënditje ku lojtarët italian do të ishin “bomberat” e vetëm në kampionat.

Njëzet golat e Ciro Immobile i kanë dhënë krahë Lazios që e kryeson me +2 pikë nga Sampdoria këtë klasifikim të veçantë, ndërsa skuadra që realisht kryeson kampionatin, Napoli ndodhet shumë afër zonës së ftohtë me 22 pikë.

Dyshja ndiqet nga Juventusi me 1 pikë më pak, ndërsa zikaltërit e Luciano Spalettit do të ishin një kategori më poshtë, së bashku me Beneventon dhe Crotonen që dhe në realitet rrezikojnë rënien.

Renditja e veçantë:

1) LAZIO:  34 pikë
2) SAMPDORIA: 32 pikë
3) FIORENTINA: 31 pikë
4) SASSUOLO: 31 pikë
5) ATALANTA: 30 pikë
6) SPAL: 29 pikë
7) ROMA: 27 pikë
8) CAGLIARI: 27 pikë
9) CHIEVO: 27 pikë
10) BOLOGNA: 27 pikë
11) UDINESE: 26 pikë
12) TORINO: 26 pikë
13) MILAN: 25 pikë
14) VERONA: 24 pikë
15) GENOA: 23 pikë
16) NAPOLI: 22 pikë
17) JUVENTUS: 21 pikë
18) INTER: 17 pikë
19) BENEVENTO: 16 pikë
20) CROTONE: 10 pikë