Mediat britanike: “Perez ka kontaktuar me Antonio Conte”

25 Tetor, 2018 56 Pa Komente

Pas mediave italiane, vijnë konfirmime edhe nga ato britanike, mbi një kalim të mundshëm të ish teknikut të Chelsea, Antonio Conte, te klubi i madh spanjoll, Real Madrid.

Sipas “Sky Sport”, emisarë të Florentino Perez kanë kontaktuar teknikun italian dhe kanë konfirmuar disponueshmërinë e tij, për të marrë drejtimin e klubit spanjoll.

Julen Lopetegui i ka ditët e numëruara në stolin madrilen dhe një humbje ndaj Barcelonës në El Classico e kësaj fundjave, do të sillte shkarkimin e menjëhershëm.

Për të zënë vendin e tij, Perez kërkon të sjellë pikërisht teknikun italian ,që ka një eksperiencë të madhe në klube si Juventus, Chelsea, por edhe Kombëtarja italiane.

Aktualisht Conte vijon të jetë nënë kontratë me Chelsea dhe merr rrogë nga londinezët, ndonëse është shkarkuar, por në rast se firmos me Real, prishet automatikisht kontrata me anglezët.