McGregor: “Me Khabib nuk do të ketë kurrë paqe”

6 Tetor, 2018 395 Pa Komente

Kush pret që Conor McGregor t’i japë dorën Khabib Nurmagomedov pas duelit që dy sportistët do të zhvillojnë pas eventit të UFC-229 që zhvillohet më 6 tetor në Las Vegas, ka për të mbetur i zhgënjyer. Ka shumë gjasa që ky moment kortezie të mos ndodhë kurrë, gjë që e ka konfirmuar vetë kampioni rus i peshës së lehtë. Nurmagomedov, i pyetur nëse pas duelit do t’i japë dorën McGregor, tha: “Jo!”.

Por edhe McGregor duket se nuk është i interesuar ta bëjë të njëjtën gjë me rusin, madje kampioni irlandez shkoi edhe më tej në deklaratat e tij. “Unë nuk do të gjej kurrë paqe me Khabib edhe pasi ta mund në kafaz dhe t’i marr titullin. Me të nuk do të bëj kurrë paqe. Gjithnjë do të gjej mundësinë për ta goditur në fytyrë. Për mua kjo përballje ndaj Khabib nuk do të mbarojë kurrë! Kurrë! Kurrë!”, u shpreh McGregor.