Malcom: “Messi është një alien. Nder për mua të luaj me të”

15 Nëntor, 2018 49 Pa Komente

Malcom ka përshkruar shokun e ekipit Lionel Messi si një alien futbolli dhe premton se do ta shfrytëzojë në maksimum mundësinë e të luajturit përkrah yllit të Barcelona-s.

“Disa minuta përpara se të fillonte ndeshja, në tunel, më tha se kur të merrte topin, do të më gjente,” shprehet Malcom në një intervistë për ESPN.

“Dhe ai e bën këtë pasi është një alien futbolli. Ai është dikush që do gjithmonë më të mirën për grupin. Prandaj është kapiteni dhe dikush që frymëzon të tjerët të japin më të mirën.

“Nëse dikush që ka pesë Topa të Artë të frymëzon për të dhënë më të mirën, patjetër që do të jesh i motivuar për ta bërë.

“Për mua, ai është më i miri në botë. Asnjëherë nuk e di se çfarë do të bëjë sepse është e vështirë të kuptosh se në çfarë drejtimi do të shkojë.

“Vetëm duke shkëmbyer pasime me të, jam duke mësuar shumë. Dua ta shfrytëzoj në maksimum këtë mundësi.”