Ma Alcacer Dortmund ka gjetur sulmuesin që i mungonte

30 Tetor, 2018 84 Pa Komente

Kalimi i kësaj vere i Paco Alcacer nga Barcelona në Bundesliga me ekipin e Borussia Dortmund konfirmoi skenarin e planifikuar prej tij për të qënë protagonsit, pas qëndrimit nën hijen e Lionel Messi dhe Luis Suarez, me sulmuesin 25-vjeçar që tek ekipi gjerman ka gjetur hapësirën dhe mbështetjen e duhur për të treguar se është një ndër lojtarët që shkruan historinë me mënyrën e tij origjinale. Numrat e tij tek klubi gjerman po rezultojnë në rritje me Dormtund që po merr shpërblimin për besimin që tregoi tek lojtari spanjoll. Pas dy sezoneve jo shumë frytëdhënëse në Camp Nou, Alcacer po shfaq një tjetër frymë tashmë, shumë më i motivuar.

Në La Liga numron 17 prezenca nga një total prej 50 të tillash me fanellën e blaugranave ku ka kontribuar me 15 gola dhe 8 asiste, shifra të konsiderueshme për një lojtar periferik të sfumuar nga prezenca e yjeve si Messi, Luis Suarez, Neymar dhe Philippe Coutinho, por tashmë duket se skena është e gjitha për të, me klubin gjerman që e ka kthyer në protagonist.”Sigurisht që shumë mund të mendojnë se kam humbur dy vite duke pritur me durim që të vinte momenti im, por mund të them se kam përfituar shumë tek Barcelona dhe tashmë po shpërblehem tek Dortmundi”, citohet ai nga mediat gjermane. Gjithsesi për Alcacer emrat e rëndësishëm nuk mungojnë edhe tek skuadra gjermane ku luan krahas Marco Reus, Mario Gotze etj. Goli i tij ndaj Frankfurt në ndeshjen e debutimit ishte një tregues pozitiv, sikundër kanë rezultuar dhe dy golat e tjerë të shënuar ndaj Leverkusen apo tregolëshi ndaj Augsburgut si dhe goli ndaj Stuttgart që e çon në 7 numrit e shënimeve të tij në vetëm 127 minuta të luajtura dhe me shumë asiste të dhuruar.

E sigurtë është që skudra e Bundesligës nën drejtimin e Lucien Favre i ka dhënë Alcacer mundësinë për t’u shndëruar në një supersulmues në një hark kohor shumë të shkurtër. Sinkroni i krijuar mes tij dhe Marco Reus me të cilin ka një komunikim thujase telepatik iu jep të drejtën fansave gjermanë të Dortmund të kenë objektiva të mëdha në këtë sezon,siç është dhe titulli i Bundesligës që mungon tek skuadra e Dortmund qe nga viti 2012. Aktualisht Borussia Dortmund renditet e para në tabelën e klasifikimit.