Luciano Spalletti dhe pengjet e merkatos

5 Nëntor, 2018 10 Pa Komente

Inter i Luciano Spalletti, duket si një makineri perfekte ku çdo gjë është në vendin e duhur dhe gjithçka funksionon për mirë. Falë meritës së trajnerit të zikaltërve, i cili ishte në gjendje të rifitonte disa lojtarë, duke i dhënë vazhdimësi dhe mentalitet fitues këtij grupi.

Me shpërthimin e Gagliardini (autori i dy golave në ndeshjen kundër Genoa) dhe rilindjen e Joao Mario, Spalletti, mund t’i besojë edhe dy lojtarëve të tjerë deri në fund të sezonit, por ka disa keqardhje në merkato. Mbi të gjitha në mesfushë.

Siç raporton “Calciomercato.com”, njëri nga pengjet është Luka Modric, por kroati nuk është i vetmi lojtarë që i ka shpëtuar nga duart Spalleti. Me transferimin e tij në Milano, një vit e gjysmë më parë, trajneri zikaltër pothuajse e kishte bindur Daniele De Rossi të vishte fanellën e Inter: kapiteni i Romë-s u mendua, i hipnotizuar nga projekti i ri dhe më pas refuzoi.

Brozovic, Joao Mario dhe Kondogbia? Ndoshta edhe ish lojtari i Monaco mund të kishte qenë në mesin e atyre që “ringjalli” Spalletti. Në fakt, trajneri italian bëri gjithçka për ta mbajtur Kondogbia në korrik të 2017-ës. Spalletti do ti kishte rritur vlerën dhe do ta shihte shumë mirë në mesfushë së bashku me Brozovic. Kush e di se si do të kishte përfunduar.