Lotito: “Milinkovic Savic? Ka kontratë 5 vjeçare por çdo futbollist ka një çmim”

27 Nëntor, 2018 78 Pa Komente

Këtë verë Lazio refuzoi një sërë ofertash për mesfushorin serb Sergei Milinkoviç-Savic, pasi pretendonte të paktën 150 milionë euro për kartonin e tij, shifër që nuk mori përsipër asnjë klub ta paguajë.

Gjithsesi presidenti i bardhekaltërve, Claudio Lotito theksoi se nuk është penduar që nuk shiti mesfushorin serb, madje shtoi se futbollisti mund të mbetet gjatë te Lazio, duke qenë se ka një kontratë 5-vjeçare.

“Ne jemi të lumtur që e kemi në skuadër dhe keni një kontratë 5-vjeçare me të, ndaj futbollisti edhe mund të mbetet pjesë e Lazios për shumë vite. Do të ishim të lumtur po të mos e shisnim asnjëherë, por normalisht që si çdo gjë, edhe ai ka një çmim, ndaj nëse i del blerës, do të niset”, tha Lotito.

Presidenti i Lazio foli edhe për ndeshjen me Milan mbrëmjen e të dielës, ku bardhekaltrit nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1, falë golit të shënuar nga argjentinasi Correa në minutat shtesë të takimit.

“Nuk isha nervoz, por nuk mund të isha i lumtur me faktin që rezultati nuk ishte në anën tonë. Gjithsesi jam i bindur që meritonim edhe më shumë se ai barazim, pasi dominuam gjatë gjithë 90-minutëshit”, deklaroi presidenti i Lazios.