Lewandowski: “Nuk do të largohem nga Bayern”

22 Gusht, 2018 130 Pa Komente

“Në prill e maj gati çdokush më sulmoi dhe unë nuk ndjeva asnjë mbështetje nga ekipi. U ndjeva vetëm. Në dy-tre ndeshje të rëndësishme nuk shënova dhe papritur për të gjithë ishte: qëlloni ndaj Lewandowski. Nuk pashë njeri që të ishte prapa meje, as ndonjë nga drejtuesit. Unë jam prej kohësh në Gjermani, prej katër vitesh tek Bayerni, mund të më akuzoni që nuk kam shënuar diku, por jo që ka munguar përkushtimi. Isha një objekt i lehtë për tu goditur sepse më kishte munguar goli. Kam dëgjuar histori qesharake, të tipit që shoh vetëm veten dhe nuk mendoj për ekipin. Kur i dëgjon tre-katër herë pyet veten: Çfarë dreqin po ndodh këtu? Kjo ishte pika kur mendova: Nëse të gjithë kanë një problem me mua dhe mendojnë që nuk jam i mirë mjaftueshëm, atëhere përse duhet të qëndroj akoma? Prandaj mendova të largohesha.

Jam 30 vjeç, e di sa i rëndësishëm jam për Bayernin, kam akoma tre vite kontratë dhe nuk do zihesha kurrë me ekipin. Tani nuk mendoj më aspak për tu larguar. Kam pasur biseda shumë të mira me Niko Kovac, ai e ka kuptuar se çfarë kam në zemër, më ka shpjeguar sesi dëshiron të luajë, si do funksionojë çdo gjë dhe kjo më ka pëlqyer shumë. Pas kësaj bisede kam vendosur që dua të qëndroj, kam ndryshuar mënyrën e mendimit. E di që kam bërë gabime, nuk jam makineri. Por këto kohë kam ndjerë që tifozët më mbështesin dhe në ndeshjen e parë ndaj Manchester United ndjeva një mbështejte totale. Kjo vlen për mua më shumë se çdo gjë. E shoh që njerëzit më duan. Po ashtu dhe shenja e ekipit që nuk pranoi të më shiste për asnjë kusht. Vura re që jam i rëndësishëm për skuadrën, që nuk pranojnë as të hyjnë në bisedime. Kjo tregon madhësinë dhe stabilitetin e Bayernit. Ishte një pikë kur thashë: Për këtë skuadër dua të jap sërish gjithçka. E pres me kënaqësi të ardhmen në këtë ekip dhe këtë qytet, jam me zemër sërish tek Bayerni.”

Luaj online ne Lottosport  www.lottosport.com.al

#LottosportMobile #LuajMeNe #LuajOnline #NePaguajmeNeCast