Leonardo: “Nuk po kontaktojmë vetëm Ibrahimovic por edhe shumë të tjerë”

26 Nëntor, 2018 14 Pa Komente

Drejtuesi i Milan, Leonardo, ka shprehur hidhërimin e tij për golin e barazimit të pësuar në minutat e fundit kundër Lazio-s, por ka folur edhe për merkaton.

“Është për të ardhur keq që kemi pësuar gol në minutën e fundit, këto tri pikë do të kishin qenë shumë të rëndësishme. Por duhet të përqendrohemi te gjërat pozitive. Kemi bërë një ndeshje të mirë dhe do të përmirësohemi”, ka thënë braziliani.

Në lidhje me merkaton: “Ibrahimovic? Është normale që të interesoheni për këtë, por është shumë shpejt. Kontaktet me Raiola? Kemi kontakte me shumë persona, jo vetëm ata…”.

“Po kërkojmë të kthehemi në botën e futbollit dhe të rimëkëmbim Milan, flasim çdo ditë me persona të botës së futbollit. Duam t’i japim një identitet pronësisë së re dhe ta bëjmë të njohur në të gjithë botën”, ka përfunduar Leonardo.