Largohet Starova !!! Zëvëndësohet me Klevis Dalipin

5 Mars, 2018 197 Pa Komente

Klubi i kuq ka dalë me një deklaratë për mediat, duke njoftuar se drejtuesit e klubit kanë kërkuar dorëheqjen e Sulejman Starovës.

Gjithashtu, konfirmohet se Klevis Dalipi do të jetë trajner i ekipit deri në fundit të sezonit

NJOFTIMI I PARTIZANIT

“Pas barazimit 1-1 të arritur në Durrës ndaj Teutës bordi drejtues i klubit zhvilloj mbrëmjen e së dielës një mbledhje urgjente. Duke analizuar situatën aktuale dhe objektivat që ekipi synon për pjesën e mbetur të sezonit, drejtuesit e klubit kanë kërkuar dorëheqjen e Sulejman Starovës nga drejtimi i ekipit, vendim i cili është pranuar edhe nga trajneri Starova. Në vijim të sezonit futbollistik drejtimin e skuadrës do ta marrë Klevis Dalipi. Një ndryshim i tillë është konsideruar i domosdoshëm nga drejtuesit në kuadër të strategjisë së rinovimit dhe për ti dhënë një impuls pozitiv lojës dhe rezultateve të skuadrës. Klubi falënderon trajnerin Sulejman Starova për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve në klub dhe në drejtimin e skuadrës”.