Kush do të ndalë PSG ? Kampionët arrijnë fitoren e 11 radhazi

29 Tetor, 2018 12 Pa Komente

Ky i këtij sezoni është një Paris Saint Germain rekordesh. As Marseille nuk arriti të ndalte hovin e skuadrës së Thomas Tuchel me kampionët e Francës që regjistruan fitoren e 11-të radhazi në këtë kampionat në po kaq takime duke barazuar rekordet e Monacos dhe Tottenham për startin më të mirë gjatë gjithë historisë. Në mitikun Velodrome, PSG ishte shumë e fortë për OM, edhe pse golat u shënuan në pjesën e dytë. Pa Cavani, Thiago Silva e Dani Alves por edhe Mbappe e Rabiot që e nisën sfidën nga stoli, PSG sërish nuk hasi vështirësi për të marrë tre pikët. Golin e epërsisë e realizoi Mbappe në minutën e 75-të, ndërkohë që fitorja u vulos nga gjermani Julian Draxler në minutën e 94-t. Me këtë sukses parizienët e çuan sërish në +8 avantazhin nga Lille e vendit të dytë.