auto_26734109_1337360363075974_197780607435504497_n1515764900

Kukësi zyrtarizon një kroat!

12 Janar, 2018 229 Pa Komente

auto_26734109_1337360363075974_197780607435504497_n1515764900

Kukësi nuk ndalet në merkato. Verilindorët krahas punës intensive që po zhvilojnë në Antalia të Turqisë,aty ku po zhvillojnë fazën mini-përgatitore të dimrit, një kujdes të veçantë po i kushtojnë dhe përforcimit të skuadrës për të përballuar ngarkesën për pjesën e mbetur të sezonit.

Kampionët në fuqi kanë zyrtarizuar transferimin e qëndërmbrojtësit Filip Zhderiç. 26-vjeçari ka qënë pjesë e skuadrës rumune të Gaz Metan. Kroati i është prezentuar nga drejtori sportiv i klubit verior  Nderim Nexhipi dhe menaxheri Naim Halili.

Zyrtarizimi është bërë një ditë para testit të radhës miqsor ndaj Fenerbaches. Ndërkohë që pas Irakli Dzaria, Donjet Shkodras dhe Maldin Ymeraj ky është afrimi i katërt në radhët e skuadrës  verilindore që tregon qartë synimet e klubit për të shkurtuar  distancën me Skëndërbeun kryesues dhe objektivin për të mbrojtur titullin kampion.

Luaj online ne