“Kriza e Bayern ka filluar që në verë”

10 Tetor, 2018 327 Pa Komente

Kriza te rekordmenët e Bundesligës ka filluar që në verë. Kështu shkruan shtypi gjerman. Trajneri i ri Niko Kovac u ka kërkuar drejtuesve të klubit që të marrin në skuadër Ante Rebic nga Eintracht Frankfurt dhe Kevin Vogt nga Hoffenheim.

Rebic preferohej nga trajneri Kovac pasi bashkë kanë qenë në skuadrën e Frankfurt dhe kroati do të ishte një alternativë shumë e mirë për krahët e sulmit. Ndërsa Vogt i cili është qendërmbrojtës preferohej nga Kovac pasi është i përshtatshëm për skemën me tre mbrojtës. Duke parë ecurinë e Bayern në këto javë të fundit duket se Kovac ka pasur të drejtë.

Në mbrojtje alternativat janë të pakta, ndërsa me dëmtimin e Coman, Bayern ka humbur shumë. Ribery dhe Robben nuk janë ata të disa sezoneve më parë. Gjithsesi Kovac ka mbështetjen e plotë të drejtuesve të Bayern.