Juventus kërkon në Janar Jordi Alba

15 Nëntor, 2018 137 Pa Komente

Juventus vazhdon të inspektojë tregun për lojtarë që mund të afrojë në janar dhe siç raporton “Tuttosport”, nuk po heq dorë nga Jordi Alba, kontrata e së cilit përfundon në vitin 2020.

Bardhezinjtë janë të fokusuar në përforcimin e prapavijës, pasi Alex Sandro me shumë gjasa do të largohet. Braziliani është një objektiv i Manchester United dhe PSG-së dhe me shumë gjasa do të largohet.

Alba vlerësohet 35 milionë euro nga Barcelona dhe Juventus pritet të përfitojë një shumë të përafërt për shitjen e Sandros.

Me shumë gjasa, 29-vjeçari spanjoll do të transferohet në Torino në muajin janar.