i

Juventus e ardhmja e Khedires jo e sigurt!

7 Maj, 2018 20 Pa Komente

Kontrata e mesfushorit të Juventus, Sami Khedira përfundon pas një viti dhe lojtari është shprehur se ka deshirë për të ndërruar kampionat dhe me shumë mundësi do shkojë në Premier League.

“Premier Liga më intereson”. Kështu Sami Khedira, mesfushori i Juventusit, u shpreh gjatë një interviste me mikrofonat e gazetës gjermane Bild. “Kontrata ime skadon për një vit, shpesh mendoj për të ardhmen, sepse gjithçka mund të ndodhë në futboll, jam mirë këtu, e kuptoj se është një ekip i veçantë, por unë e dua dhe gjithmonë përpiqem të sfidohem: njëri prej tyre përpiqet të fitojë sa më shumë tituj të jetë e mundur në sa më shumë kampionate të jetë e mundur “.