Jordi Alba: “Mposhtëm Real, njësoj si të ishte fitorja e Champions League

29 Tetor, 2018 12 Pa Komente

“El Clasico është ndeshje e veçantë për të gjithë katalanasit dhe unë kam qenë këtu që në moshë të vogël”, ka thënë Alba.

“Nuk është po aq e rëndësishme sa fitorja e Champions League, por unë kam patur të njëjtën ndjesi. Për ne është shumë e rëndësishme të mposhtim Real Madrid”.

Mbrojtësi i majtë ka dhënë asistin për Coutinho në rastin e golit të parë dhe ka festuar më shumë se braziliani. “Ndonjëherë më shijojnë më shumë asistet se golat”, ka thënë ai.

Në lidhje me ndeshjen: “Kemi gjetur hapësirat dhe mendoj se dëmin më të madh ia kemi shkaktuar Real-it nga krahët”.