James Rodriguez kërkon rikthimin e parakohshëm në Madrid. Shkak është trajneri Kovac

6 Nëntor, 2018 82 Pa Komente

James Rodriguez i ka ardhur në majë të hundës situata te Bayern Munchen dhe arsyeja kryesore është trajneri Kovac.

Ai është te Bayern në formë huazimi deri në qershorin e ardhshëm dhe bavarezët kanë të drejtë ta blejnë përfundimisht për 64 mln euro lojtarin.

Por James i ‘përgjërohet’ Real ta rikthejë në Spanjë dhe të qëndrojë deri në fund të kontratës e cila skadon deri më 2021.

Kolumbiani u largua një vit më parë nga kampionët e Europës, pa dashur, sepse Zidane nuk kishte besim tek ai.

Por largimi i trajnerit francez ka ndryshuar situatën dhe James i ka kërkuar agjentit Jorge Mendes të mundohet ta rikthejë te Los Blancos.