Inter synon talentin e Bayer Leverkusen

27 Tetor, 2018 11 Pa Komente

Talenti Kai Havertz po çmend Gjermaninë dhe jo vetëm. Mesfushori 19-vjeçar, i cili së fundmi debutoi edhe me përfaqësuesen gjermane ka përfunduar në shënjestrën e klubeve më të rëndësishme të Europës dhe së fundmi është Inter që ka shfaqur interes.

Zikaltrit dërguan emisarë për ta vëzhguar lojtarin në ndeshjen e Europa League ndaj Zurich dhe janë gati të nisin bisedimet me Bayer Leverkusen. Këta të fundit kanë pretendime të larta për fantazistin dhe nuk pranojnë të bisedojnë për oferta më pak se 35 milionë euro, çmim që mund të rritet më tepër për shkak të konkurrencës.