Inter mposht Genoa dhe tani është gati pë sfidën kundër Barcelona

3 Nëntor, 2018 13 Pa Komente

Fitore e pastër dhe me dominim e Inter në “San Siro” ndaj Genoa. Edhe pa Mauro Icardi, që qëndroi gjatë gjithë kohës në stol, zikaltrit arritën të shënonin 5 herë në portën e kundërshtarëve, pa pësuar qoftë një gol, duke treguar vazhdimësi në rezultate dhe në lojë.

Festivalin e golave e nisi Gagliardini në minutën e 14-të, i shërbyer me fat nga Joao Mario, ndërsa dy minuta më vonë e gjeti rrjetën Politano, pasi përfitoi nga gabimi i mbrojtjes.

Për të vrarë përfundimisht ndeshjen mendoi Politano, që realizoi të dytin personal në fillim të pjesës së dytë, por zikaltrit nuk i mjaftuan me kaq, pasi në kohën shtesë shënuar edhe dy herë të tjera me Joao Marion dhe Nainggolan, që u aktivizua në minutat e fundit për herë të parë që pas dëmtimit në derbi.

Më këtë sukses Inter rimerr vendin e dytë me 25 pikë, aq sa ka edhe Napoli, por me golaverazh më të mirë se ekipi i Ancelottit.