Inter këtë sezon ka një armë plus. Tifozerinë

1 Nëntor, 2018 62 Pa Komente

Tifozëria e Inter vijon të konfirmohet “e çmendur”, pasi po mbush nga java në javë shkallët e stadiumit “San Siro”, e nxitur edhe nga forma mjaft e mirë e skuadrës së Spallettit.

Kështu këtë fundjavë, Inter do të presë në Milano, Genoan në një sfidë që përtej parashikimeve, pritet të ketë më shumë se 65 mijë tifozë në shkallët e stadiumit.

Sipas njoftimit në faqen zyrtare të klubit, këtë herë do të jenë rreth 21 mijë anëtarë të “Fan Club-eve” zikaltër nga e gjithë bota, përfshi edhe nga Shqipëria.

Këtë fundjavë, Milano pritet të pushtohet nga më tepër se 100 autobusë zikaltër, që do të nisen nga qytete të ndryshme italiane, por edhe europiane, për të transportuar tifozët e Inter.

Sfida me Genoan do të jetë vetëm 3 ditë para përballjes me Barcelonën për Champions League, një tjetër takim që do të mbushë plot e përplot stadiumin “San Siro”, ashtu si në derbin me Milanin.