Iniesta: Nuk ka asgjë si Clasico!

7 Maj, 2018 174 Pa Komente

Pasi luajti Clásicon e tij të fudit, një ndeshje e ashpër që përfundoi 2-2, Iniesta u bë pjesë e historisë së këtyre dy klubeve dhe protagnist i Clasico-ve.

“Unë kam pasur probleme fizike që nga finalja e Kupës, por unë jam duke bërë gjithçka për të luajtur dhe shijuar këto ndeshje të fundit,” tha spanjolli. “Jam kënaqur me këtë Clasico, edhe nëse nuk luhet në kushtet më të mira, ato janë lojëra për të shijuar. Unë jam duke u përpjekur të shijoj gjithçka, nuk ka asgjë si Clasico”.

Ndeshja përmbante shumë vendime të vështirë gjyqësore dhe një numër të momenteve të çmendura, diçka që Iniesta e quan tipike të Clasico-s.

“Clasicos janë të tillë, ata janë ndeshje të forta. Edhe pse nuk luanim për asgjë, këto ndeshje janë të ndryshme dhe të veçanta, dhe e kam shijuar. Të dy ekipet u përpoqën të fitonin, por barazimi na lë me një shije të mirë kjo për shkak të disavantazhit numerik “.

Barça, i cili kishte fituar tashmë ligën, do të marrë barazimin si rezultat të madh, duke ruajtur statusin e tyre të pamposhtur.

“Kemi arritur të shmangim humbjen pasi kemi luajtur shumë ndeshje me një lojtar më pak. Kjo është pozitive, ne e lëmë ndeshjen me një ndjenjë pozitive. Tani mund të përqendrohemi në sfidën e përfundimit të sezonit të ligës pa humbur”.