“Ia ofrova Mbappe Barcelonës por ata e injoruan”

15 Nëntor, 2018 104 Pa Komente

Referuar raportimeve më të fundit nga Spanja, ylli i PSG Mbappe mund të ketë qenë rrugës pë rte Barcelona gjatë merkatos së verës, por klubi katalanas vendosi të neutralizojë bisedimet dhe negociatat përpara se ato të nisnin seriozisht. Në fakt, sikurse pretendohet nga një ish-menaxher pranë Barcelonës, klubi blaugrana vendosi të mos hyjë në negociata për yllin francez, ndonëse atyre u ofruan shërbimet e Mbappe.

“Më datë 5 gusht, i ofrova Barcelonës talentin francez Mbappe. Ai u injorua dhe tani mendoj se ai gabim do të përndjekë Barcelonën për 10 vitet e ardhshme. Kylian do të kishte pëlqyer të luante me Messi”, deklaroi Josep Maria Minguella. Mbappe ka patur një fillim sezoni spektakolar, në vijim të suksesit të tij me Francën në Kupën e Botës, duke ndihmuar “Gjelat” që të fitonin trofeun e çmuar. Deri tani këtë sezon ai shënuar 13 gola në po aq ndeshje me PSG, teksa ka kontribuar me asiste edhe për 6 gola të tjerë.