Hysaj – Napoli. Shtyhet rinovimi. Shkak? Arsyet ekonomike

2 Nëntor, 2018 19 Pa Komente

Elseid Hysaj dhe Napoli duket se tashmë kanë hyrë në një fazë ku martesa rrezikohet dhe seriozisht. Natyrisht, nuk flitet ende për divorc, por fakti është që mes palëve ka disa fërkime… ekonomike. Disa kohë më parë u fol për bisedimet e nisura për rinovimin e kontratës së shkodranit, të cilit i skadon në 2021, por gjithçka ka ngecur. Motivi? Sipas asaj që shkruan “Cronache di Napoli”, mbrojtësi shqiptar nuk pranon ofertën e axurrëve.

Gjithçka e lidhur me bllokimin që De Laurentiis bëri kur Chelsea u interesua për futbollistin e kombëtares tonë. Ishte Maurizio Sarri, sot trajner i bluve, ai që tentoi ta joshte, madje duke arritur edhe te një ofertë prej 4 mln eurosh në sezon. Pikërisht ajo kontratë e pasur u bë shkak që Hysaj të zemërohej me Napol.

Kështu, në bisedimet aktuale, ka kërkuar 2,5-3 mln euro në sezon, për t’iu afruar pretendimeve ekonomike të klubit për kartonin e tij, por edhe ofertës që mbërriti në Londra kohë më parë.

Një mundje dore që do të vijojë gjatë. Për Ancelotti, sakaq, Hysaj nuk është i pazëvendësueshëm dhe këtë sezon po konfirmohet. Blerja e Malcuit, por edhe shpesh ndryshimet e roleve si me Maksimovic mund të kenë ndikuar jo pak.