Handanovic: “Nuk jemi të zhgënjyer pasi luajtëm kundër Barcelona”

7 Nëntor, 2018 16 Pa Komente

Samir Handanovic ka bërë disa pritje shpëtimtare në barazimin 1-1 të Inter ndaj Barcelona-s, por mendon se duhet ta kishte pritur goditjen e golit të Malcom.

“Duhet ta kisha pritur atë gol. Isha në pozicion për të bërë pritjen, por fatkeqësisht ai e goditi topin mes dy lojtarëve dhe nuk mund ta shihja qartë. Prapëseprapë mendoj se çfarë mund të kisha bërë më shumë.

“Mendoj se Barça luajti më mirë se ne dhe duhet të kishim bërë më shumë. Ata erdhën përpara me shumë lehtësi në pjesën e parë dhe kur u lë topin në zotërim, do të ndëshkohesh.

“Kishin përgatitur diçka tjetër, por këto ndeshje na ndihmojnë të rritemi. Nuk jam i zhgënjyer pasi Barcelona është një ekip që i jep leksion të gjithëve.”