Griezmann: “E kam pasur të vështirë të refuzoja ofertën e Barcelona”

19 Nëntor, 2018 104 Pa Komente

Antoine Griezmann pranon se ishte “shumë e vështirë” për të refuzuar Barcelonën në verë, por thotë se mbështetja që ka marrë tek Atletico Madrid e bindi për të qëndruar. Ndërkombëtari i Francës ishte i lidhur ngushtë me një lëvizje drejt “Camp Nou”-t, por zbuloi se si kishte vendosur të qëndronte tek Atletico Madrid.

27-vjeçari ishte në dilemë për disa kohë gjatë vendimmarrjes, me Barçën e gatshme të paguante klauzolën e lirimit të tij prej 100 milionë eurosh. Tani, sulmuesi francez ka zbuluar se sa i vështirë ishte vendimi dhe sa këmbëngulëse ishte Barça në ndjekjen e tij.

“Është e vështirë të refuzosh Barcelonën, është shumë e vështirë” – tha ai për Canal Plus.

“Kushdo tundohet nga Barcelona, që të do, të thërret t’i bashkohesh, të dërgon mesazhe vlerësimi. Por, pastaj, është klubi ku jeni, ku luani, ku jeni një lojtar i rëndësishëm, ku ndërtojnë një projekt rreth jush…”

“Çfarë më bëri të qëndroj? Ishte e jashtëzakonshme të shihja shokët e ekipit tim dhe sidomos trajnerin, pas asaj ndeshjeje, ku më vërshëllyen tifozët, që mundoheshin të gjithë për të më qetësuar, për të biseduar me mua dhe për të treguar se kisha besimin e tyre”.

Griezmann zbuloi se të ishte zgjedhje e dytë, pas Lionel Messi, ndikoi në vendimin e tij, si dhe mbështetja e shokëve tek Atletico Madrid: “Pa dyshim, të qenit në hijen e Messit mund të ketë luajtur një rol. Por, shokët e skuadrës dhe drejtuesit e klubit bënë gjithçka. Ata erdhën për të biseduar me mua, më rritën pagën”.

“Bënë gjithçka për të treguar se në Madrid ishte shtëpia ime dhe se nuk duhej të largohesha. Ishte një kohë e komplikuar, sidomos për gruan time, kur e zgjoja në orën 3 të natës për të folur për këtë temë, sepse nuk vendosja dot vetë”.