Granit Xhaka: “Falë Taulantit jam futbollist. Ai është më i mirë se unë”

16 Nëntor, 2018 25 Pa Komente

Granit Xhaka ka një karrierë më të suksesshme se sa vëllai i tij, Taulanti, i cili është pjesë e kombëtares kuqezi. Ndërkohë që mesfushori i Arsenalit, është një ndër liderët e Zvicrës. Por kur ishte fëmijë, ai as që e kishte menduar që do t’i futej futbollit. Graniti rrëfeu se në akademinë e Bazelit, ai u regjistrua falë këmbënguljes së të atit.

“Taulanti është më i talentuar se unë. Karakteristika ime kryesore është se jam mjaft punëtor. Nëse duhet bërë diçka nuk e lë për nesër, por e bëj sot dhe gjithashtu nesër. Unë jam pranuar te Basel falë vëllait dhe babit tim. Drejtuesit e klubit kishin interes vetëm për vëllain, por babai u tha ‘o të dy, o asnjërin’. Kështu, ata u detyruan të më merrnin dhe mua.”, tregoi Xhaka.

Ylli i “topçinjve” gjithashtu tregoi se të qenit një lojtar profesionist për të ka qenë ëndërr që as nuk mendonte se do t’i kthehej në realitet