Gjici: Partizani të mos ankohet nga gjykimi

20 Shkurt, 2018 181 Pa Komente

Presidenti i Kukësit Safet Gjici ka komentuar shkurtimisht sa i përket ankimeve që kanë pasur nga ana e Partizanit për gjykimin.

Numri 1 i klubit tregohet i prerë duke thënë se të gjitha vendimet  ishin të drejta dhe skuadrat morën atë çka dhanë në fushë: “Nuk e kuptoj se përse Partizani duhet të kontestojë gjykimin. Kartonët ishin, faullat po ashtu. Loja ishte shumë e mirë. Partizani ishte më mirë se ne në pjesën e parë. Shënuan të parët falë një gabimi të Imamit, por Partizani shkoi vetëm dy herë në portë, jo më shumë”, përfundoi Gjici.