Gattuso me dhimbje koke. Dëmtohet mesfushori

19 Nëntor, 2018 41 Pa Komente

Vijon mallkimi i dëmtimeve për Milan, teksa mbrëmjen e sotme Gattuso ka marrë një tjetër lajm të keq nga Turqia, ku ishte i grumbulluar mesfushori Hakan Calhanoglu.

Ky i fundit ka ndjerë dhimbje në këmbë dhe është detyruar të lërë grumbullimin, për t’u kthyer në Milano para kohe dhe për të ndjekur situatën me mjekët e klubit kuqezi.

Ndonëse ende nuk dihet se për çfarë dëmtimi bëhet fjalë, mediat raportojnë se do të jetë e vështirë që turku të jetë i gatshëm për sfidën e fundjavës së ardhshme ndaj Lazios.

Nëse kjo konfirmohet, atëherë Genaro Gattuso është vërtetë në telashe, pasi i mungon më shumë se gjysma e titullarëve dhe do të përballet me një sfidë më vete për të plotësuar 11-shen që do të përballojë bardhekaltrit.