Francë vs Kroaci. “Truri kundër zemrës”

14 Korrik, 2018 125 Pa Komente

Ëndrra e vetme çdo fëmije që apasionohet pas futbollit është Kupa e veshur me flori. Pjesa më e madhe nuk arrijnë as t’i afrohen, madje fati nuk i’ua mundëson as ta shohin sikur edhe në një muze, megjithatë ka disa prej tyre që besojnë deri në fund te ëndrrat e tyre dhe mbërrijnë një ndeshje larg realizimit të tyre.

Finalja Francë-Kroaci është supersfida e vitit për shumë persona të dashuruar pas këtij sporti, por është ndeshja e jetës për 46 lojtarët e të dyja skuadrave(45 në fakt se Kroacia ka përjashtuar Nikola Kalinic) dhe stafet teknike. Asgjë nuk mund të krahasohet me atë kupë dhe me titullin kampion bote që sado vite të kalojnë do të mbetet i skalitur në shpirt dhe në kujtesën e të gjithëve, madje edhe pas shumë dekadash t’i do të quhesh kampion bote…

Francezët ndoshta e kishin përgatitur veten që më 15 korrik do të ishin në “Luzhniki Stadium” për sfidën epokale, megjithatë shumë gjëra mund të shkonin keq ashtu si shkuan për Gjermaninë, Spanjën, Brazilin, Argjentinën e Portugalinë, pra arritja deri këtu është një sukses madhështor i “gjelave”, megjithatë kryevepra ka nevojë edhe për prekjen e fundit e më pas mund të ekspozohet me krenari në “Luvrin” e zemrave franceze.

Ata që ndoshta as në ëndërr nuk e kishin parë një finale të tillë janë kroatët. Një komb që ka vuajtur shumë për çështje politike dhe pavarisinë e ka fituar me gjak, sot për 1 milion arsye sportive dhe jo vetëm askush nuk mund të thotë që Kroacia nuk e meriton të luajë për përjetësinë. Një përballje që do të ofrojë gjithçka, Pogba kundër Luca Modric, 2 ndër mesfushorët më të talentuar që Europa ka prodhuar dekadën e fundit, Griezzmann e Mbappe në një krah, Perisic e Mandzukic në anë tjetër, të gjithë gati për t’u ngjitur në majë.

#LottosportMobile #LuajMeNe #LuajOnline #NePaguajmeNeCast

Regjistrohu tani dhe perfito 200 lekë bonus

Didier Deschamp e Zlatko Dalic, një karrierë krejtesisht e ndryshme. I pari kampion bote si lojtar e me tej  trajner i disa skuadrave me emër, i dyti me shumë vuajtje i ka ngjitur shkallët nga Dinamo në Shqipëri tek ekipi i dytë i Al-Hilalit në Arabi e së fundmi tek Al Ain në Dubai përpara se një ditë ti vinte telefonata e jetës për të marrë drejtimin e kombëtares. Kjo supersfidë do të mbetet në librat e historisë, Franca multi-etnike me “superheronjtë” e rinj synon një tjetër titull kampion bote për të festuar në “Champs Elysse” trofeun e mbuluar me flori. Kroatët e kanë fituar përjetësinë në atdhe thjesht me atë cfarë kanë bërë deri më tani, megjithatë kur je kaq pranë madhështisë që do i rezistoi epokave nuk mund të mjaftohesh vetëm me një vend nderi….