ESPN: Tuchel trajneri i ri i PSG

5 Prill, 2018 238 Pa Komente

Ai nuk ishte ndër të preferuarit në fillim, por Thomas Tuchel ka fituar garën. Gjermani do të jetë menaxher i ardhshëm i Paris Saint-Germain, sipas ESPN.

Emërimi i tij nuk ka gjasa të shpallet zyrtarisht para përfundimit të sezonit dhe largimit të Unai Emery, por nuk ka dyshim që njeriu i Borussia Dortmund do të jetë përgjegjës në Parc des Princes në korrik kur lojtarët do të kthehen nga pushimet e tyre dhe do të nisin preseason-in.

Tuchel është aq larg nga profili që klubi donte fillimisht: një emër i madh, me origjinë evropiane, trofe në kabinetin e tij dhe cilësitë e menaxhimit të njeriut që nevojiten për të kontrolluar një dhomë zveshje egocentrike.