Dybala i ‘mbyll’ derën Bayern. “Jam i lumtur në Torino”

22 Nëntor, 2018 74 Pa Komente

Paulo Dybala u kthye i karikuar dhe plot entuziazëm nga Argjentina, falë golit të shënuar ndaj Meksikës, i pari më fanellën e kombëtares pas 18 ndeshjes. Lumturinë e tij e shpreh edhe në Instagram, ku në pak orë ka marrë thuajse 1 milionë pëlqime. Për Dybalan ishte goli i shtatë sezonal, pas gjashtë finalizimeve me fanellën e Juventusin, katër në Champions dhe dy në Serinë A.

I lidhur në kontratë me Juventus deri në vititn 2022, mbetet një ndër më të kërkuarit në merkato nga klubet e mëdha europiane.

Ndër pretendentët më seriozë është Bayern Munchen. Pas fjalëve vlerësuese të Rummenigge, e përditshmja gjermane Bild sjell fjalët e vetë protagonistit argjentinas për të ardhmen e tij.

“Jam i lumtur që luaj për Juventus. Kemi objektiva të mëdha dhe jam i përqendruar vetëm për të arritur synimet tona. Merkatoja e futbollistëve nuk më shqetëson aspak.”

Dybala do të kthehet këtë të enjte në stërvitje me Juventusin dhe do të ketë vetëm dy ditë kohë për t’u përgatitur për takimin e “Allianz Stadium” me Spalin.