Dueli Ronaldo – Messi. Ja pse portugezi është superior

26 Tetor, 2018 17 Pa Komente

Asnjëherë nuk ka për t’u mbyllur debati për të zgjedhur se cili mes Cristiano Ronaldo-s dhe Lionel Messi-t është më i zoti në fushë. Ka shuam argumente dhe kundërargumente për secilin e ajo që është e sigurt, është se debati për të dy zgjat me orë të tëra. Kështu që përgjigja vështirë që të jepet. E megjithatë, më poshtë janë 13 fakte që tregojnë se përse portugezi ka më shumë cilësi sesa argjentinasi.

Ronaldo ka shënuar më shumë gola në karrierën e tij si futbollist në klube. 660 gola Ronaldo, 624 Messi
Ronaldo e ka provuar vetën në katër klube të ndryshme, 4 kampionate të ndryshme. Messi ka luajtur vetëm me një ekip në karrierën e tij, me të cilin është gjendur rehat.

Ronaldo ka fituar një trofe ndërkombëtar me përfaqësuesen e tij. Messi ende asnjë.

Ronaldo është golashënuesi më i mirë në Champions League, me 120 gola të shënuar, Messi 103.

Ronaldo ka shënuar më shumë gola në garat ndërkombëtare. 85 CR7, 65 Messi.

Ronaldo ka aftësi më të mira për të udhëhequr skuadrën. Ka treguar se është i zoti si lider dhe të motivojë shokët e ekipit drejt fitoreve. Messi, nga ana tjetër e tregoi në fillim të këtij sezoni se nuk e përballon dot presionin.

Ronaldo është lojtar më i kompletuar. Është i fortë në goditjet me të djathtën, të majtën dhe në goditjet me kokë. Messi është i fortë vetëm me të majtën.

Ronaldo është më i shpejtë se Messi. Kemi parë që Ronaldo i mposht mbrojtësit me një ritëm të pabesueshëm. Messi është një driblues fantastik por nuk ka të njëjtin ritëm si CR7-ta.

Ronaldo është shumë më i mirë me penalltitë se sa Messi. Edhe kur është nën presion të madh, Cristiano i ekzekuton me mjeshtëri, ndryshe nga Messi, i cili ka treguar të kundërtën.

Ronaldo është ekzekutues më i mirë i goditjeve të dënimit dhe këndit. Gjithashtu në luftën me topin në ajër. Messi për shkak të gjatësisë nuk ka të njëjtin potencial si portugezi.

Ronaldo është më i suksesshëm edhe jashtë fushës së blertë. Kompanitë e mëdha preferojnë më shumë atë, për shkak se ka ndikim më të madh tek audienca, edhe për shkak të paraqitjes së tij.

Ronaldo ka treguar se është një lojtar që nuk tërhiqet lehtë dhe i përballon problemet. Nuk u largohet. Messi ka treguar të kundërtën, pasi është tërhequr pas presionit të tifozëve argjentinas dhe humbjeve të dy finaleve me kombëtaren e tij.

Cristiano Ronaldo është konsideruar, lojtari më i mirë në historinë e futbollit të vendit të tij, Portugalisë. Messi nga ana tjetër vazhdon të mbetet pas legjendës argjentinase, Maradonës