Dueli i vitit. Nurmagomedov vs McGregor

6 Tetor, 2018 496 Pa Komente

Sfida e vitit në UFC do të jetë ajo mes Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov. Në konferencën për shtyp të zhvilluar në Las Vegas, ku do të zhvillohet edhe ndeshja, 2 luftëtarët nuk u përballën në asnjë moment kokë më kokë, për shkak të vonesës së McGregor. E pikërisht, vonesa e “The Notorious One”, ka bërë që rusi të lërë konferencën për shtyp, duke deklaruar:

“Nuk kam ndërmend të pres askënd. Kam një axhendë timen, e më duhet të shqetësohem për veten, nuk më intereson se çfarë bën McGregor. Kjo ndeshje është më shumë se sa mbrojtja e titullit, për mua është personale. Ai duhet të më vrasë që të më ndalojë”.

Pas largimit të “The Eagle”, McGregor u shfaq 10 minuta më pas në konferencë, duke fajësuar trafikun e rëndë në rrugët e Las Vegas. Ai akuzoi Nurmagomedov se është i frikësuar prej tij, e kjo është arsyeja e vërtetë e largimit:

“Nuk e planifikova vonesën. Jam vetëm pak minuta me vonesë. Ai duhej të qëndronte, por nuk dëshiron të jetë përballë meje e gjithë këtyre njerëzve, të cilët më mbështesin. Nuk i vë faj nëse është i tmerruar. Do ta shkatërroj Khabib, nuk do të ketë kurrë paqe mes nesh”.

Nurmagomedov nuk është mposhtur kurrë në UFC, e kjo pritet të jetë gjithashtu ndeshja më e vështirë E McGregor në karrierën e tij.