Di Maria nuk bën më pjesë e planeve të PSG. Në Itali janë 3 skuadra që e kërkojnë

4 Gusht, 2018 856 Pa Komente

Angel Di Maria do të largohet nga Paris Saint Germain pas tri viteve në kryeqytetin francez. Mesfushori argjentinas nuk e ka të sigurt vendin në formacionin bazë dhe ka kërkuar largimin. Trajneri i ri i PSG-së, Thomas Tuchel nuk e llogarit që të ketë në dispozicion Di Maria për edicionin e ri.

Anësori nga Argjentina duket se do të transferohet në kampionatin italian Serie A. Janë tri skuadrat e mëdha italiane, Roma, Inter dhe Napoli që kanë shprehur interesim për lojtarin këmbëshpejtë. PSG është gati ta lë të lirë lojtarin nëse vije ndonjë ofertë rreth 35 milionë euro.

Kontrata aktuale e Di Marias me kampionët në fuqi të Francës skadon në qershor të vitit 2019. Ish-lojtari i Real Madridit dhe Manchester Unitedit, edicionin e kaluar ka shënuar 21 gola dhe ka bërë 12 asistime në 45 ndeshje të zhvilluara.

Luaj online ne Lottosport  www.lottosport.com.al

#LottosportMobile #LuajMeNe #LuajOnline #NePaguajmeNeCast