Dele Alli përjetë me Tottenham? Rinovon deri në vitin 2024

30 Tetor, 2018 21 Pa Komente

Dele Alli me Tottenham deri në vitin 2024. Mesfushori i përfaqësueses së Anglisë ka vendosur të rinovojë kontratën me klubin londinez, me të cilin do të jetë i lidhur edhe për thuajse 6 vite. Dele Alli, sot 22-vjeç, iu bashkua Tottenham në vitin 2015, kur ishte ende adoleshent, dhe që nga ai moment është shndërruar pikë fikse në formacion. Ai ka shënuar 48 gola në 153 ndeshje në total me Spurs.

Edhe pse ende nuk ka fituar trofe me skuadrën kryeqytetase, Dele është shpallur lojtari i ri më i mirë në Premier League në dy sezonet e para me Tottenham.