Daniel Ricciardo këmbëngul që nuk ka kontrat paraprake me Ferrari-n.

26 Prill, 2018 146 Pa Komente

Raportet pretenduan se Ricciardo nënshkroi opsionin e para-kontratës me Scuderia; Australiani thotë se ka pasur bisedime vetem  Red Bullin; Ricciardo nuk do të lëvizë për të qenë një numër 2.

Daniel Ricciardo ka mohuar kategorikisht se ka ndonjë marrëveshje me Ferrarin për t’u bashkuar me ekipin italian nga sezoni i ardhshëm.

Ricciardo është jashtë kontratës me Red Bullin në fund të sezonit dhe ai ka qenë i lidhur ngushtë me një lëvizje në Ferrari ose Mercedes, me raporte që pretendojnë se ai kishte nënshkruar një opsion me Scuderia në të cilën ai mund të negocionte vetëm me ekipin italian.

“Kjo nuk është e vërtetë, mund ta them këtë”, tha Ricciardo, kur u pyet në mënyrë specifike mbi raportet në GP të Azerbajxhanit.

“Unë kam biseduar vetëm me Red Bullin. Edhe vitin e kaluar kemi qenë mjaft të hapur me njëri-tjetrin. Ata janë të interesuar të më mbajnë dhe kemi pasur disa bisedime lidhur me këtë.

“Unë jam i vetëdijshëm për raporte të tjera, por nuk ka pasur ndonjë gjë tjetër kështu që ato nuk janë të vërteta”.

Bosi i Red Bull, Christian Horner ka thënë se ekipi dëshiron Ricciardo të vendosë për të ardhmen e tij deri në gusht, ndërsa 28-vjeçari është duke pritur për të parë se çfarë makine mund t’i japë atij mundësinë më të mirën për të fituar kampionatin botëror.

Dhe australiani gjithashtu këmbënguli se ai nuk do të shkonte në një ekip ku ai do të ishte një shofer numër dy.

“Nëse arriti në atë fazë, dhe të isha në ato diskutime, nuk do të regjistrohesha për asgjë ku nuk munda të fitoj,” tha ai për Sky Sports F1.

“Arsyeja e vetme përse do të levizja, nëse do të bëja kete, do të ishte per te fituar. Kjo është gjithçka që unë dua të bëj. Do të jem i vetëdijshëm për të gjitha ato gjëra që do të ndodhin.”

Ai shtoi: “Kudo që të jem apo të shkoj, gjithmonë do të sigurohem që të ketë qartësi.