Cikalleshi me skuadër të re në Turqi

29 Gusht, 2018 101 Pa Komente

Sokol Cikalleshi bën një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Sulmuesi i kombëtares kuqezi do të vazhdojë të jetë pjesë e Superligës turke, pasi mediat në Turqi dhe më konkretisht “Ajansspor” raporton se bomberi kavajas ka gjetur akordin me klubin e Goztepe që interesohej për shërbimet e tij.

600-x-100-Jo-boteror-kliko-ktu-per-sallonin-me-te-afert

Nuk bëhen të ditura shifrat e këtij operacioni dhe kontrata që do të nënshkruajë Cikalleshi me Goztepe por e rëndësishme është që lojtari do të vazhdojë të jetë pjesë e një klubi që luan në elitën e futbollit turk dhe që sezonin e fundit u rendit në vendin e 6-të të tabelës së klasifikimit ndërsa kishte në gjirin e saj dhe një sulmues me peshë si Demba Ba i cili gjithsesi u transferua sërish në Kinë te Shanghai Shenua.

Cikalleshi largohet kështu nga Osmanlispor pas një sezoni në të cilin zhvilloi në total 14 ndeshje duke realizuar dhe 4 gola në të gjitha kompeticionet. Goztepe do të jetë skuadra e 4-t e 28-vjeçarit në Superligën turke, pas Istanbul Basaksehir, Akhisar dhe Osmanlispor.

Luaj online ne Lottosport  www.lottosport.com.al

#LottosportMobile #LuajMeNe #LuajOnline #NePaguajmeNeCast